“Pacienti i Londrës” bëhet personi i dytë në botë që shërohet nga HIV-i Foto: Ilustrim

“Pacienti i Londrës” bëhet personi i dytë në botë që shërohet nga HIV-i

05 March 2019 09:49

Një mashkull në Britaninë e Madhe është bërë personi i dytë në mbarë botën që është pastruar nga virusi HIV pasi iu transplantua palca e eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj këtij virusi.

Pothuajse tri vite pas këtij transplanti, që u dhurua nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik që i rezistonte infeksionit HIV, dhe 18 muaj pas terapisë, testet treguan se nuk ka asnjë shenjë të infeksionit vdekjeprurës.

Lajmi është dhënë nga Ravindra Gupta, udhëheqës i grupit të doktorëve të cilët u morën me mjekimin e pacientit. Ai shtoi se personi, i quajtur “Pacienti i Londrës”, nuk mund të quhet ende se është pastruar plotësisht, pasi mbikëqyrja do të vazhdojë, përcjell ksp.

Ky është rast i njëjtë si ai i njohur si “Pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brow që iu nënshtrua së njëjtës terapi dhe rezultoi me shërimin e plotë të tij.

SIDA ka marrë jetën e 35 milionë njerëzve në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1980 dhe 37 milionë të tjerë llogariten të jenë të infektuar me HIV.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme