Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja, që ndodhen në bastionin e fundit territorial të ISIS-it pranë kufirit me Irakun, janë duke luftuar në betejën vendimtare për dëbimin e terroristëve të mbetur në atë rajon.
Forcat Demokratike të Sirisë janë përleshur për rreth 18 orë brenda fshatit Baghouz. Luftimet u zhvilluan pasi u larguan civilët e mbetur.
Marrja e Baghouzit, një fshat sirian lindor në bregun e lumit Eufrat, do t’u jepte fund përpjekjeve katërvjeçare ndërkombëtare për ta dëbuar ISIS-in, transmeton KTV. Por, grupi ende përbën kërcënim, duke përdorur taktikat guerile.
Së fundmi, presidenti amerikan Trump, ka thënë se ISIS-i është mposhtur përfundimisht në Siri.
Artikuj të ngjashëm
-
Shteti Islamik largohet nga zona e fundit e kontrolluar në Siri
-
Në Irak filloi evakuimi i civilëve nga zona që kontrollohet nga SHI
-
SHBA-ja kryen sulm masiv kundër IS-it në Siri
-
Trupat amerikane duhet të qëndrojnë në Siri për ta parandaluar IS-in, thotë Austin
-
SHBA-ja përpiqet të shtypë ringjalljen e ISIS-it në Siri pas rënies së Asadit