Kanadaja fillon procesin e ekstradimit të shefes financiare të Huaweit

02 March 2019 21:50

Qeveria kanadeze ka njoftuar se ka filluar procesi i ekstradimit në SHBA të shefes financiare të gjigantit teknologjik kinez Huawei.

Meng Wanzhou, vajza e pronarit të firmës teknologjike Huawei, njëherësh drejtoreshë e çështjeve financiare, u arrestua në Vancouver të Kanadasë më 1 dhjetor 2018, me kërkesën e SHBA-së, transmeton KTV. Ajo akuzohet për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Pas këtyre zhvillimeve, erdhi edhe hakmarrja e Kinës.

Ky shtet konfirmoi arrestimin e dy shtetasve kanadezë, ish-diplomatit kanadez Michael Kovrig dhe biznesmenit Michael Spavor, duke sqaruar se janë arrestuar nën dyshimet për rrezikim të sigurisë kombëtare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme