Botë

Trump përgëzon Tsiprasin, Marrëveshjen e Prespës e quan historike për Ballkanin

Presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi kryeministrin grek, Alexis Tsipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

‘’Marrëveshja është një arritje historike për Ballkanin dhe gjithashtu dëshmon guximin e udhëheqjes së Tsiprasit’’, theksoi Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se ‘’Greqia ka provuar të jetë një shtyllë stabiliteti në një rajon kompleks”.

”Kjo marrëveshje do të frymëzojë vendet e tjera në rajon për të zgjidhur problemet e tyre dypalëshe”, thekson Trump.

”Greqia është një aleate e rëndësishme dhe një partnere e SHBA… ne duam të vazhdojë bashkëpunimin për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”, përfundoi ai.