78 të vdekur nga zjarri në Bangladesh Foto: Reuters

78 të vdekur nga zjarri në Bangladesh

21 February 2019 09:27

Së paku 78 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një lagje historike të Dhakas në Bangladesh.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë kolektive që kishte të ruajtur lëndë kimike të djegshme në njërin prej kateve. Shkaku i kësaj, zjarri është shpërndarë shpejtë nëpër ndërtesat tjera, transmeton KTV.

Të ftuarit e një dasme janë në mesin e viktimave. Lagjja e vjetër Chawkbazar ka rrugë të ngushta dhe ndërtesa afër njëra-tjetrës.

Drejtori i zjarrfikësve, Ali Ahmed Khan, ka thënë se zjarri shpërtheu në depon kimike që ndodhej në katin përdhese.

Chawkbazar është një prej lagjeve më të rëndësishme të Dhakas dhe është 400 vjeçare. Kjo lagje është qendër e bizneseve kimike dhe fabrikave të parfumeve.

Autoritetet kishin ndaluar lokalet kimike shkaku i një zjarri të madh që shpërtheu në vitin 2010.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme