Botë

Arabia Saudite do të lirojë 850 të burgosur

Foto: Reuters
 

Riadi zyrtar do të lirojë 850 shtetas të Indisë nga burgjet e tij pas një kërkese nga kryeministri Narendra Modi gjatë vizitës së princit të kurorës Mohammed bin Salman në Nju Delhi, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Indisë.

Burgjet saudite mbajnë numrin më të madh të shtetasve të Indisë të burgosur në botë. Që nga janari 2019, 2.224 shtetas të Indisë u burgosën në mbretëri për krime, përfshirë vrasje, rrëmbim, ryshfet, mashtrim, drogë dhe alkool, sipas shifrave të Ministrisë së Jashtme të Indisë.