Botë

Rikthehet debati në SHBA për aktivizimin e Amendamentit të 25-të

Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësi është zotuar se do t’i shkojë deri në fund pretendimeve se në vitin 2017 janë zhvilluar diskutime lidhur me shkarkimin e presidentit Donald Trump nga detyra.

Kjo, pasi ish-shefi i FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë se zëvendësprokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein, diskutoi numrat e nevojshëm për të zbatuar Amendamentin e 25-të, transmeton KTV.