Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njoftuar Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Qeveria në faqen e internetit gjithashtu ka ndryshuar të dhënat duke nisur për herë të parë me përdorimin e emri të ri, Maqedonia e Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij Socialdemokrate të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e veturave, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit 2020, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat e para me emrin e ri. Procesi i zëvendësimit të tyre do të zgjasë deri në pesë vjet, sikurse edhe ai i dokumenteve personale të qytetarëve.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018. Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre.
Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni.
Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e negociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.