Botë

Admirali i SHBA-së Faller: Rusia po sillet si ariu i plagosur dhe i ligësuar

 

Admirali amerikan i Marinës, shefi i ri i Komandës jugore të Ushtrisë amerikane, i ngarkuar për operacione në Amerikën Jugore dhe në Karaibe, Craig Faller, ka deklaruar se SHBA- ja nuk do të duhej ta përjashtonte mundësinë e përzierjes së ushtrisë ruse në Venezuelë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Faller ka vlerësuar se Rusia po sillet si ariu i plagosur dhe i ligësuar që po lufton interesat demokratike në rajon, transmeton Koha.net.