“Jelekët e Verdhë” vazhdojnë me protestat masive në Francë

“Jelekët e Verdhë” vazhdojnë me protestat masive në Francë

10 February 2019 10:41

Mijëra protestues kanë hyrë në javën e trembëdhjetë të protestave në Francë, duke rritur kështu presionin ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit e njohur si “Jelekët e Verdhë" kanë marshuar të shtunën në Paris ku ndodhën disa përleshje dhe përballje me autoritetet e rendit, si dhe një protestues lëndoi dorën me një eksploziv të vogël.

Protestat masive në Francë filluan në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar, kundër ngritjes së çmimit të naftës dhe më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macronit, transmeton REL.

Disa protestues kanë hedhur mjete të forta ndaj forcave të sigurisë, si dhe dogjën një veturë të policisë, e disa xhama të dyqaneve u dëmtuan.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se numri total i protestuesve në Francë ka arritur në 12,000, duke përfshirë 4 mijë në Paris.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme