Senati voton kundër tërheqjes nga Siria dhe Afganistani

Senati voton kundër tërheqjes nga Siria dhe Afganistani

06 February 2019 11:24

Uashington, 6 shkurt – Senati i SHBA, me një shumicë republikane, ka miratuar një ligj që paralajmëron administratën Trump kundër tërheqjes me ngut të trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani, transmeton ANSA.

Ky vendim, që u mor disa orë përpara fjalimit të Kombit nga ana e presidentit Trump, përbën tashmë një pengesë për këtë të fundit.

Dispozita, që tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, gjithashtu kërkon që para se të fillojë çdo tërheqje nga këto vende problematike, Trump duhet të vërtetojë eliminimin e rrjeteve terroriste të Al Kaedës dhe ISIS-it.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme