Botë

Gazsjellësi polarizues, Nord Stream 2 përçan Europën

Gazsjellësi polarizues, Nord Stream 2 përçan Europën
 

Projekti gjermano-rus për energji po përballet me kundërshtime të shumta. Së shpejti duhet të vendoset lidhur me të ardhmen e gazsjellësit të drejtpërdrejtë nga Rusia deri në Gjermani. Ukraina e SHBA kanë rezerva.

Gati një e treta e tubacioneve për përçimin e gazit rus janë vendosur në Detin Baltik. Projekti i ndihmon Rusisë të dërgojë një sasi shumë më të madhe të gazit në Gjermani, e prej atje edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Por rezistenca ndaj këtij projekti po shtohet. Në fillim kanë qenë kundër vetëm Ukraina dhe Polonia. "Projekti e vret Ukrainën", tha së fundi ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz. Polonia mendon se me këtë projekt përjashtohet Ukraina nga tranziti, që do të thotë se humbasin edhe garancitë për mbrojtjen e këtij vendi nga agresionet e tjera të Rusisë. Varshava mendon se Nord Stream 2 paraqet një dëshmi për "mungesën e luajalitetit gjerman ndaj fqinjëve lindorë dhe krijimin e raporteve të veçanta me Rusinë", thotë Kay-Olaf Lang, nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë.