Botë

Deputetët britanikë votuan kundër një Brexiti pa marrëveshje

Deputetët britanikë votuan kundër një Brexiti pa marrëveshje
 

Londër, 30 janar – Deputetët britanikë votuan nbrëmë një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, dy muaj nga data që parashikohet aplikimi i Brexit, 29 marsi.

Ky amendament, që në fakt nuk është detyrues për qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May, u miratua nga 318 deputetë, ndërkohë që 310 ishin kundër.