Botë

Greqia rrit pagën minimale, nga 586 në 650 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 586 në 650 euro
 

Me duartrokitje është pritur deklarata e kryeministrit Tsipras në mbledhjen e kabinetit me anë të së cilës njoftoi se rrit për herë të parë pas 11 vitesh, pagën minimale mujore me 10.9%.

“Ju ftoj të miratoni propozimin tim që paga minimale mujore të rritet tashmë dhe të shkojë në 650 euro”, tha Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë.