Botë

Policia në Podgoricë futet në TV A1

Policia në Podgoricë futet në TV A1

Podgoricë, 29 janar - Me urdhër të Prokurorisë Speciale Shtetërore të Malit të Zi, dje në Podgoricë është zhvilluar operacioni policor i Inspektoratit për krime ekonomike në hapësirat e televizioni komercial malazez, A1.

Televizioni A1 është në pronësi të kryetarit të grupit "Atlas", Dushko Knezheviq, i cili është në kërkim të Prokurorisë malazeze, për dyshimet se ka qenë në krye të grupit që është marrë me larje parash, evazion fiskal dhe shantazhe.