Botë

Gjermanisë i shtohen 200 mijë banorë, popullsia arrin në 83 milionë

Gjermanisë i shtohen 200 mijë banorë, popullsia arrin në 83 milionë
 

Numri i popullsisë në Gjermani ka arritur në 83 milionë deri në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave të këtij shteti.

Kjo shifër tregon për një rritje prej 200,000 personave në krahasim me vitin 2017, ka thënë kjo Zyrë më 25 janar.