Anulohen mbi pesë mijë fluturime në ShBA shkaku i motit të keq

Anulohen mbi pesë mijë fluturime në ShBA shkaku i motit të keq

21 January 2019 09:32

Rreth 5 mijë fluturime janë anuluar të dielën në Shtetet e Bashkuara për shkak të valës së dëborës dhe acarit, që pasi ra në zonën perëndimore është spostuar në veri-lindje.

Një nga aeroportet më të prekura nga efektet e motit është ai i Bostonit, me mbi 650 fluturime të anuluara.

Ndërkohë, alarmi për rrezikun që vjen nga i ftohti është dhënë në 15 shtete, nga Misuri në jug-lindje deri në Mejn në veri-lindje.

Kushtet e këqija të motit kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin rrugor dhe atë hekurudhor, që në disa raste ka pezulluar shërbimet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme