Botë

Maqedonia e Veriut zgjat pushimin e shkollave për shkak të ajrit të ndotur

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur të zgjasë pushimin dimëror të shkollave deri më 23 janar për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të grimcave të dëmshme në ajër në shumë qytete të vendit.

Njoftimi i qeverisë thotë se kjo masë është marrë për të “ulur kohën e ekspozimit të nxënësve në ajrin e ndotur” dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre, transmeton KP.

Autoritetet e qytetit në Shkup kanë marrë një vendim për transportin publik falas dhe kostot e parkimit janë dyfishuar në mënyrë që të detyrojnë qytetarët të mos përdorin makina.

Në ditët e fundit është raportuar deri në 10 herë sasia e grimcave të dëmshme në ajër.