Botë

Ministri gjerman përmend rihapjen e paktit për Brexit

Ministri gjerman përmend rihapjen e paktit për Brexit
 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se duhet të ketë diskutim nëse duhet rihapur draftin e marrëveshjes për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mirëpo vetëm nëse pajtohen të gjitha palët, transmeton Reuters.

Mass i ka thënë transmetuesit publik ZDF të enjten se ai ka folur me ministrin e Jashtëm të Britanisë, pasi siç ka thënë ai, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje.