Parlamenti grek të hënën pritet të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Parlamenti grek të hënën pritet të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

17 January 2019 10:49

Në votimin e djeshëm të besimit në Parlamentin grek, kryeministri grek Alexis Tsipras me 151 vota për dhe 148 kundër tij fitoi mbështetjen e nevojshme për qeverinë e tij. Pas marrjes së besimit nga Parlamenti, vëmendja e Qeverisë greke tani përqendrohet drejtë Marrëveshjes së Prespës dhe deputetët të cilët do të votonin për ratifikimin e saj.

Votimi kaloi ashtu siç pritej dhe paralajmërohej. Për besim të qeverisë, përveç 145 deputetët e SYRIZA-s, votuan katër deputetë të pavarur dhe dy nga Grekët e Pavarur, gjegjësisht qeverinë e mbështetën:ministrja e Turizmit, Elena Kundura, zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis, të cilët para ca kohësh ishin pjesë e Grekëve të Pavarur, zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile, Katerina Papakosta, e cila është deputete e pavarur, deputetët e Grekëve të Pavarur, Kostas Zuaris dhe Tanasis Papahristopulos dhe tani më deputeti i pavarur, ndërsa deri pardje një anëtar i Potamit, Spiros Danelis.

Para votimit, fjalën e kishte kryeministri grek Alexis Tsipras i cili i njoftoi deputetët se Greqia kishte marrë Notë verbale nga MPJ e Maqedonisë në të cilën kumtohet se janë përmbushur detyrimet në bazë të Marrëveshjes.

Dje para votimit të votëbesimit të qeverisë, kryetari i Kuvendit grek Nikos Vicus tha se pas votimit vendi do të përqendrohet në ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duke nënvizuar që Marrëveshja e Prespës, të premten do të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa pritet që të hënën të votohet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme