Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

14 të vdekur e mbi 160 të lënduar nga tërmeti në Indonezi

17:15 - Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot ishullin Lombok në Indonezi duke lënë të vdekur 14 persona të vdekur, e 162 të tjerë të lënduar, raporton Reuters.

Në mëngjedin e sotëm tërmeti ka shkatërruar me mijëra shtëpi në këtë ishull turistik, transmeton Koha.net.

Tërmeti ishte shkaktuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përderisa njerëzit ishin ende në gjumë.


Tërmet në ishullin indonezian, raportohen viktima e dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë, goditi ishullin indonezian të Lombokut, mëngjesin e të dielës.

Agjencia e Menaxhimit të katastrofave në vend, raportoi se lëkundja e fortë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur shumica e njerëzve ishin ende në gjumë.

Edhe Rritet në 436 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi Botë Rritet në 436 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Deri tani janë raportuar tre viktima, ndërsa numri mund të rritet në orët në vijim, pasi po vijon kontrolli i zonës.

Ishulli i Lombokut frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj, ndërsa tashmë shumë shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i sotëm.