Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi sot se vendi i tij nuk mund të pajtohet me pranimin e Bosnjë dhe Hercegovinës në NATO.
"Rregullat që po promovohen në Ballkan janë mjaft të rrezikshme dhe pasqyrojnë maninë për të shtyrë të gjitha shtetet e Ballkanit sa më parë që të jetë e mundur", tha Lavrov në një konferencë për shtyp, transmeton KsP.
Lavrov vuri në dukje se SHBA ka kritikuar rolin destruktiv të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ngadalësimin e vendit në rrugën drejt NATO-s.
"Në një situatë kur të gjithë proklamojmë qëllimin për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe humanitare, dhe për të krijuar siguri të barabartë dhe të pandashme në rajonin euro-atlantik, atëherë është një zëvendësim i së drejtës ndërkombëtare me rregulla të NATO-s në vend të universales", tha Lavrov.
-
Rusia e pranon se nuk do të lejonte anëtarësimin e Bosnjës në NATO
-
Rusia e konsideron “armiqësor” anëtarësimin e mundshëm të Bosnjës në NATO
-
Rusia kritikon qasjen e Perëndimit ndaj Ballkanit
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
-
Ministri i Jashtëm rus mbron Serbinë, por kritikohet nga Shqipëria