Në shenjë proteste për emrin e Maqedonisë, jep dorëheqje ministri grek i Mbrojtjes

Në shenjë proteste për emrin e Maqedonisë, jep dorëheqje ministri grek i Mbrojtjes

13 January 2019 13:14

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar, drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras, raporton Tch.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila ka vendosur të largohet nga koalicioni.

Nga ana e tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar votëbesim për qeverinë, i cili pritet të zhvillohet të enjten.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme