Shpërthim gazi në një furrë në Paris, disa të lënduar Foto: Reuters

Katër të vdekur nga shpërthimi në një furrë buke të Parisit

12 January 2019 10:21
18:50

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Siç raportojë mediat vendase të cilat citojnë burime nga policia, një pallat është në flakë dhe deri tani është raportuar për 4 persona të vdekur, mes tyre dy zjarrfikës dhe 32 të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Raportohet se shpërthimi ka sjellë edhe dëme të shumta materiale, përfshirë këtu edhe shkatërrimin e disa makinave, shkruan BW.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë edhe ministri i brendshëm i Francës i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen. Megjithatë, ai ka shtuar më tej se situata është nën kontroll. Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur se shpërthimi ishte tejet i fortë dhe menjëherë kishin dëgjuar njerëz duke bërtitur e duke vrapuar nga paniku, njoftojnë mediat e huaja.

10:21

Shpërthim gazi në një furrë në Paris, disa të lënduar

Parisi i frikësohej një tjetër demonstrate të fuqishme të “jelekverdhëve” këtë të shtunë, për të cilën ka dislokuar mbi 80 mijë oficerë policie në të gjithë Francën, në atë që konsiderohet si fundjava e nëntë radhazi e protestave antiqeveritare të “jelekverdhëve”.

Por, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Parisit, si pasojë e një rrjedhjeje të dyshuar gazi në një furrë buke, duke shkaktuar disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, me këta të fundit që janë përpjekur menjëherë të shuajnë flakët, ndërkohë që grupi hetimor po merret me shkaqet e shpërthimit.

Ngjarja vjen në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset në kryeqytetin francez kanë “blinduar” vitrinat e qelqta të tyre, për t’i shpëtuar protestuesve që në javët e kaluar kanë djegur e shkatërruar me dhjetëra automjete e dyqane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme