Botë

Kim Jong-Uni fiton mbështetjen e Kinës për “samitin e dytë me Trumpin”

Kim Jong-Uni fiton mbështetjen e Kinës për “samitin e dytë me Trumpin”

Pas një vizite të papritur në Kinë, lideri verikorean, Kim Jong-un është larguar me përkrahje nga ky shtet për mbajtjen e një samiti të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, kanë njoftuar mediat shtetërore.

Trump dhe Kim janë takuar për herë të parë në qershor të vitit të kaluar, mirëpo përparimi në çështjet e denuklearizimit ka ngecur.