Botë

Gruaja në koma për 10 vjet sjell në jetë fëmijën, nisin hetimet për sulm seksual nga stafi i spitalit

Gruaja në koma për 10 vjet sjell në jetë fëmijën, nisin hetimet për sulm seksual nga stafi i spitalit

Policia ka lëshuar një urdhër kërkimi për ADN-në e çdo punonjësi që ka punuar në spitalin në Phoenix ku një grua që ka qenë në gjendje kome për rreth një dekade, ka sjellë në jetë një fëmijë më 29 dhjetor.

“Hacienda Healthcare”, kompania private që drejton spitalin, nuk është përgjigjur në pyetjet e “VICE News”, por i ka thënë “Washington Post-it” se, “si kompani, ne mirëpresim këtë zhvillim në hetimet e vazhdueshme të policisë”.