Botë

Nëse s’ka pakt për Brexitin, May paralajmëron për situatën në Britani

Nëse s’ka pakt për Brexitin, May paralajmëron për situatën në Britani
 

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë të dielën se Britania do të përballet me një situatë të panjohur nëse plani i saj për Brexit do të kundërshtohet nga Parlamenti i Britanisë, më vonë gjatë këtij muaji, transmeton GSH raportimin e Reuters-it.

”Ne do të jemi në një territor të panjohur. Nuk mendoj se dikush mund të thotë se çfarë saktësisht do të ndodhë sa i përket reagimit që do ta shohim në parlament”, ka thënë ajo për BBC-në.