Botë

Trumpi u kërkon vendeve të tjera të përfshihen më shumë në Afganistan

Trumpi  u kërkon vendeve të tjera të përfshihen më shumë në Afganistan
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu bëri thirrje vendeve të tjera, në veçanti Rusisë, Pakistanit dhe Indisë, që të përfshihen më shumë në luftën në Afganistan.

Duke folur për luftën kundër talibanëve dhe kryengritësve të grupit Shteti Islamik, Trump tha se vendet e tjera, që janë më afër rajonit, duhet ta marrin përsipër atë.