Botë

Kim Jong Un i dërgon mesazh “pajtues” Trumpit

Kim Jong Un i dërgon mesazh “pajtues” Trumpit

Koreja e Veriut ka dërguar një mësazh “pajtues” tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përderisa të dyja vendet vazhdojnë konfliktin rreth negociatave bërthamore, ka njoftuar një gazetë e Koresë së Jugut.

Gazeta “Chosun Ilbo”, duke cituar burime diplomatike njoftoi më 31 dhjetor se Kim Jong Un dërgoi “një letër” tek presidenti i SHBA-ve, e cila u dorëzua më 28 dhjetor, përmes një kanali të paspecifikuar.