Forcat holandeze të sigurisë arrestuan në portin e Roterdamit katër persona me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist, njoftoi sot policia.
Njësitë anti-terroriste dhe policia arrestuan këta persona dhe kryen kontrolle të hollësishme, saktësoi policia e Roterdamit, transmeton KP.
“Ata janë të dyshuar se janë përfshirë në përgatitjen e një akti terrorist”, sipas një deklarate të shkurtër të policisë, e cila shtoi se hetimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe fokusi do të vihet kryesisht në lidhje me natyrën dhe shkallën e kërcënimit terrorist.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia parandaloi sulm terrorist në Holandë, shtatë të arrestuar
-
Në Holandë arrestohen katër persona të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj konsullatës turke
-
Holanda arreston 15 të dyshuar për “përhapje të propagandës islamike” në Tiktok
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë
-
Policia belge kryen bastisje nën dyshimin për organizim të një sulmi terrorist