Botë

Rrokulliset autobusi në Nepal, 23 të vdekur

Descriptive Text

Të paktën 23 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur në Nepal, kur një autobus që transportonte studentë dhe mësues doli jashtë rrugës dhe ra 700 metra në një luginë.

Shumica e viktimave ishin studentë të moshës nga 16 deri në 20 vjeç, thanë zyrtarët. Dy mësues dhe shoferi gjithashtu vdiqën, raporton “Oranews”.

Shkaku i rrëzimit sipas zëdhënësit të policisë dyshohet se ishte shpejtësia. Policia tha se autobusi kishte 37 vetë. Javën e kaluar, 20 persona vdiqën kur një kamion u mbyt në një lumë në Nepalin qendror.