Dy ligjvënës hungarezë u dëbuan nga selia e televizionit shtetëror, pasi bënë përpjekje të transmetojnë një peticion kundër politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.
Deputetët e pavarur Bernadette Szel dhe Akos Hadhazy janë tërhequr zvarrë jashtë ndërtesës në Budapest, pasi kanë tentuar të shmangin rojet e sigurisë, raporton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSzel e transmetoi incidentin drejtpërdrejt në Facebook.
Dy ligjvënësit kanë qenë në mesin e dhjetëra të tjerëve që kanë kaluar natën në zyrat e kanalit kryesor të lajmeve MTVA, në përpjekje për të transmetuar listën e kërkesave.
Peticioni bën thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, “ligjeve të skllavërisë” dhe për media e gjykata të pavarura.
Në Budapest po zhvillohen protesta antiqeveritare që disa ditë.