Botë

NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars

NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars
 

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë, transmeton REL.