Autoritetet franceze shtojnë masat e sigurisë shkaku i protestave të dhunshme Foto: Reuters

Autoritetet franceze shtojnë masat e sigurisë shkaku i protestave të dhunshme

07 dhjetor 2018 20:27

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, u është bashkëngjitur kritikave të kabinetit qeveritar për protestat e dhunshme në këtë shtet.

Ai ka paralajmëruar se "elementë radikalë" mund të depërtojnë në protestat e planifikuara gjatë fundjavës, transmeton KTV.

Vendet turistike në Paris do të mbyllen të shtunën mes frikës nga dhuna e mëtejshme në rrugë.

Protestat filluan tri javë më parë, fillimisht kundër rritjes së taksave të karburanteve, por u përhapën edhe për çështje të tjera, duke përfshirë reformat në arsim.

Castaneri ka shtuar se masa të mëdha të sigurisë do të vendosen këtë fundjavë. Në të gjithë Francën, mijëra policë do të jenë në detyrë dhe automjetet e blinduara do të vendosen në kryeqytet.

Ndërkohë, arrestimi i dhjetëra nxënësve ka ngjallur kritika në Francë, pasi autoritetet po kritikohen për mënyrën e arrestimit të tyre. Ata u panë të gjunjëzuar me duart e tyre pas kokës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme