Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

132 të vrarë nga sulmi në Burkina Faso

Rreth 132 persona janë vrarë ngs sulmi i një grupi në një fshat verior të Burkina Fasos, duke u konsideruar si sulmi më i rëndë në vitet e fundit. Qeveria e shtetit afrikan ka dënuar sulmin, duke bërë të ditur se perpos 132 personave, janë djegur shtëpi dhe një treg.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres, ka dënuar sulmin duke thënë se ndihet i zemëruar me ngjarjen.

Për sulmin që ndodhi të shtunën, ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, ndërsa siç njofton BBC, sulmet islamike në këtë zonë janë të shpeshta.