Botë

Mijëra protestues gjatë Samitit të G20, policia blindon zonën

Mijëra protestues gjatë Samitit të G20, policia blindon zonën
 

Mijëra demonstrues u mblodhën në Buenos Aires të premten për të marshuar kundër politikave ekonomike të G20, ndërsa vendet kryesore të industrializuara në botë hapën samitin e tyre vjetor në kryeqytetin argjentinas.

Por protestuesit nuk patën shanse të mbërrinin afër udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe fuqive të tjera botërore, që u mblodhën për një takim, agjenda e të cilit pritej të dominohet nga lufta tregtare SHBA-Kinë.