Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania, si kryesuese e BE-së, prioritet do ta ketë Ballkanin

Ballkani Perëndimor do të mbetet një prej prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit të radhës të presidencës së BE-së, kanë thënë sot në Bukuresht ministrat e Mbrojtjes së Austrisë dhe Rumanisë, Mario Kunasek dhe Gabriel-Beniamin Les, raporton EWB.

“Qëllimi duhet të jetë që vendet e rajonit t’i zgjidhin vetë sfidat e tyre të politikës së jashtme. Prioritet i BE-së mbetet eksportimi i stabilitetit e jo importimi i paqëndrueshmërisë”, deklaruan ministrat, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kunasek theksoi se pret vazhdimësi nga Rumania, e cila do të marrë presidencën e BE-së nga 1 janar i vitit 2019. Ministri rumun, Les, ritheksoi rëndësinë e angazhimit të mëtejmë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Rumania është e gatshme të vazhdojë punën me përgjegjësi.