Të paktën 13 persona kanë vdekur në Argjentinë, ka thënë kryebashkiaku i Bahia Blancas të shtunën, pasi një stuhi e fortë goditi brigjet e vendit të Amerikës së Jugut.
Federico Susbielles, kryebashkiaku i Bahia Blancas, konfirmoi numrin e të vdekurve në një postim në rrjetin social X.
Qyteti ndodhet pranë majës jugore të provincës së Buenos Airesit, një nga rajonet në Argjentinë që prodhon më shumë drithëra, shkruan Reuters.
Në një deklaratë, zyra e presidentit Javier Miley shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe rekomandoi që vendasit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri të dielën në mëngjes, duke përmendur erërat e fuqishme në zonë që tejkalojnë 150 km/h.
More video of the storm in Bahía Blanca, Argentina. It must have been terrifying! pic.twitter.com/UIZgSmErOTpic.twitter.com/aqW6UGHOL9
— Volcaholic ? (@volcaholic1) December 17, 2023