Trembëdhjetë persona janë vrarë në një aksident trafiku në mes një minibusi të kishës dhe një kamioni në Teksas, njoftojnë zyrtarë në shtetin amerikan.
Edhe dy persona janë lënduar në aksidentin afër Garner State Park, rreth 75 milje (120 km), në perëndim të qytetit të San Antonio.
Autobusi mbante 14 anëtarë të moshuar të Baptiste, (Kisha e parë e New Braunfels, Texas).
Nuk dihet shkaku i aksidentit, njoftojnë mediat amerikane.
Aksidenti ka ndodhur në 12:30 sipas kohës lokale ku anëtarët e kishës po ktheheshin nga një kamp.
Guvernatori i Texas Greg Abbot shprehu "ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e atyre që janë përfshirë në ngjarjen e sotme tragjike ".
Vetëm shoferi i kamionit dhe një nga pasagjerët e minibusit mbijetuan, derisa ky i fundit është në gjendje kritike.