Botë

Kisha Katolike polake u kërkon ndjesë viktimave të abuzimit seksual

Foto: Reuters / ilustrim
 

Kisha Katolike e Polonisë u kërkoi ndjesë të hënën të gjithë viktima të abuzimit seksual nga klerikët, një muaj pasi një gjykatë e apelit mbështeti një vendim ku thuhej se Kisha ishte përgjegjëse për krimet e çdonjërit prej priftërinjve të saj.

Kisha Katolike në të gjithë botën është përfshirë nga krizat që përfshijnë abuzimin seksual të të miturve, duke dëmtuar besimin tek Kisha në Kili, Shtetet e Bashkuara, Australi, Irlandë dhe vende të tjera, transmeton Tch.