Macron: Franca e Gjermania të bëjnë përpjekje më të mëdha për të udhëhequr Evropën më të bashkuar Foto: Reuters

Macron: Franca e Gjermania të bëjnë përpjekje më të mëdha për të udhëhequr Evropën më të bashkuar

18 November 2018 19:25

Presidenti francez, Emmanuel Macron sot kërkoi që Gjermania dhe Franca të bëjnë përpjekje më të mëdha si aleatë në përpjekjen për të udhëhequr një Evropë më të bashkuar, duke përfshirë edhe tejkalimin e skepticizmit në lidhje me çështje të tilla si eurozona dhe buxheti.

Në një fjalim në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman me rastin e nderimit për viktimat e luftës, Macron tha se përgjegjësia më e madhe e Francës dhe Gjermanisë ishte që të mblidhnin forcat që janë për BE.

Macron shtoi se të dyja vendet duhet të ndajnë procesin e vendimmarrjes dhe të udhëheqin politika për çështje të jashtme, politikat e migracionit dhe zhvillimit, të rrisin buxhetet dhe të ndërtojnë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, raporton Reuters.

Ai bëri thirrje gjithashtu për hapa konkretë që duhet ndërmerren me rastin e rritjes së partive nacionaliste në disa shtete anëtare, transmeton KP.

Macron, i cili më vonë u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, në një fjalim vuri në dukje se bota është në "udhëkryq", ku lëvizjet nacionaliste që "nuk kanë kujtesë" iu kundërvihen forcave moderne dhe progresive.

"Evropa, dhe brenda saj aleanca e Francës dhe Gjermanisë, kanë për obligim të mos lejojnë që bota të kalojë në kaos", përfundoi Macron.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme