Kina e gatshme për një marrëveshje tregtare, thotë Trumpi Foto: Reuters

Kina e gatshme për një marrëveshje tregtare, thotë Trumpi

16 November 2018 22:11

Kina është e gatshme të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai deklaroi se tarifat doganore shtesë për mallrat kineze mund të mos jenë të nevojshme.

“Kina kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Ata dërguan një listë se çfarë janë të gatshëm të ndërmarrin për të arritur një kompromis”, shprehet Trump, shkruan ATSH.

Presidenti amerikan pohoi se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimet e balancuara tregtare.

“Ne vendosëm tarifa doganore mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze dhe taksat ndaj 267 miliardë dollarë shtesë janë gati nëse ne e duam këtë gjë, ndoshta nuk mund ta bëjmë një hap të tillë”, përfundoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme