Botë

Trumpi emëron disejnatoren e çantave për ambasadore të SHBA-së në Afrikë të Jugut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump synon që ta emërojë disejnatoren e çantave luksoze, Lana Marks për ambasadore të re në Afrikë të Jugut, ka bërë të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë, gati dy vjet pasi që ambasadori i kaluar ishte larguar prej këtij shteti.

Nominimi i Marksit vjen në kohën e raporteve të tensionuara midis dy shteteve, pas një postimi të Trumpit në “Tëitter” gjatë gushtit, kur ai kishte kërkuar nga Sekretari i Shtetit që të studiojë “kapjen e tokave dhe të fermave” jugafrikane. Afrika e Jugut e kishte akuzuar Trumpin për nxitjen e ndasive racore me këto komente.

“Presidenti Donald J. Trump e ka paralajmëruar synimin e tij për emërimin e... Lana J. Marks nga Florida, për ambasadore të SHBA-së në Afrikë të Jugut”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Marks ka lindur në Afrikën e Jugut dhe ka qenë studente në Universitetin e Johannesburgut. Tani jeton në Floridë.

Në uebfaqen e kompanisë së saj që shet çanta luksoze, Lana Marks, shkruan se dizajnet e saj janë të preferuarat për yjet amerikane, si Oprah Winfrey, Kate Winslet dhe Madonna.

{gallery}