Botë

Presidenti gjerman bën thirrje për “patriotizëm demokratik”

Presidenti gjerman bën thirrje për “patriotizëm demokratik”

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tij që ta përqafojnë “patriotizmin demokratik” dhe ta përjashtojnë nacionalizmin agresiv që e idealizon historinë e vendit.

Duke folur para Parlamentit gjerman me rastin e shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së republikës gjermane pas Luftës së Parë Botërore, Steinmeier tha se pranimi dhe kujtimi i historisë së errët naziste të Gjermanisë duhet të konsiderohet si fuqi e jo dobësi, transmeton Koha.net.