Një person ka vrarë 12 persona, përfshirë edhe një zyrtar policor, kur ka hapur zjarr në një kafene të mërkurën mbrëma në California.
I dyshuari është vrarë nga policia. Shumë persona janë të plagosur në sulmin që ka ndodhur në Thousand Oaks, lagje e Los Angelesit.
Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë vepër është 28-vjeçari Ian David Long. Ai thuhet se ishte ish-marins amerikan.