Botë

Numër rekord i grave të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve

Numër rekord i grave të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve
Foto: Reuters

Një numër rekord i grave pritet të zë ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në një natë të suksesshme për kandidatet në spektrin politik.

CNN raporton se 96 gra pritet të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, me 31 prej tyre që zgjedhen për herë të parë ndërsa 65 të tjera do të vazhdojnë mandatin, transmeton Koha.net. Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 85 përfaqësueseve.