Anëtari i mafisë italiane merr peng 4 punëtorë në një postë, kërkon takim me ministrat Foto: Ilustrim

Shpëtohen pengjet në Itali, arrestohet pengmarrësi

05 November 2018 16:26
22:42

Policia italiane arrestoi Francesco Amaton, i cili sot nën kërcënimin e thikës po mbante pengje në një postë të Pjeva Modoleno, raporton ANSA.

Para arrestimit, Amato lëshoi dy nga katër pengjet dhe deri më tash është e paqartë nëse është dorëzuar ose policia e nxori me dhunë nga posta.

Kur u shfaqën me rrëmbyesin përpara zyrës së postës, oficerët e policisë morën një shpërthim duartrokitjeje nga njerëzit e pranishëm në vend, shton agjencia.

16:26

Anëtari i mafisë italiane merr peng 4 punëtorë në një postë, kërkon takim me ministrat

Një person i armatosur me thikë po mban peng disa persona në një pikë të postës në Italinë veriore, disa ditë pasi u dënua me 19 vjet burgim si pjesë e Mafisë.

Agjencitë italiane të lajmeve ANSA dhe SkyTG24 thanë se Francesco Amato i ka liruar me shpejtësi të gjithë konsumatorët të hënën në postën në Pieve Modolena, më pas ka liruar edhe një punëtor pot ka mbajtur katër të tjerë, raporton AP.

ANSA thotë se ai po kërkon të bisedojë me ministrin italian të Brendshëm, njëherësh edhe Zëvendëskryeministër, Matteo Salvini, por edhe me ministren e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta. I dyshuari është një nga 125 të pandehurit e dënuar javën e kaluar në zonën e afërt Reggio Emilia në një gjykim në lidhje me infiltrimin nga ‘ndrangheta, një grup i krimit të organizuar me bazë në Italinë jugore, në bizneset në rajonin e pasur Reggio Emilia’, transmeton Koha.net.

ANSA thotë se kur Amato hyri në pikën postare, ai, siç raportohet, ka bërtitur: “Unë jam ai i dënuari me 19 vjet” për shoqërim me Mafinë.

Ndërkaq, mediat lokale në Itali thonë se i dyshuari për pengmarrje, pas shkuarjes në burg, ka ikur nga atje

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme