Botë

Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin, por ç’ndodh me BE-në vitin e ardhshëm

Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin, por ç’ndodh me BE-në vitin e ardhshëm
Foto: Ilustrim

Jo vetëm për BE-në, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, në Evropë u krijua një gjendje pothuajse e jashtëzakonshme dhe pasigurie. Kjo pasiguri u reflektua në të gjithë BE-në por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE.