Botë

Viktima, pyje të shkatërruara, ndotje dhe 1 miliard euro dëme në Itali

Foto: Reuters
 

Italia po përpiqet të ringrihet pas një numri stuhish të dhunshme që goditën pjesë të vendit javën e shkuar, duke i marrë jetën të paktën 20 personave.

Meteorologët parashikojnë që shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë do të vazhdojnë në disa pjesë të Italisë këtë fundjavë, me Lacion, Kampanian, Emilia Romanjwn dhe Veneton mes zonave që do të vazhdojnë të jenë në vështirësi. Përmbytjet në Siçili kanë bërë që të mbyllen shumë rrugë dhe autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe zonave publike.