Botë

Trump e Obama angazhohen në fushatë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan

Trump e Obama angazhohen në fushatë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan
Foto: AP / ilustrim

Mbeten vetëm tre ditë para zgjedhjeve për në Kongresin amerikan. Presidenti Donald Trump mori pjesë në dy tubime dje, dhe do të marrë pjesë në dy të tjera sot. Trump ka në plan të vazhdojë kështu, deri ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor. Por, nga ana e demokratëve, figura si ish-presidenti Barack Obama, ish-nënpresidenti Joe Biden, madje edhe Oprah Winfrey janë angazhuar gjithashtu nëpër tubimet para zgjedhore.

Vetëm 72 orë kanë ngelur deri ditën e zgjedhjeve për në Kongres. Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë folur nëpër tubime... të dy, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.